Atletico Madrid është ekipi i parë nga play-off që ka siguruar biletën për në 1/16-at në Champions League, duke iu bashkëngjitur keshtu 8 ekipeve tashmë të kualifikuara nga faza e mëparshme.
Pas barazimit dramatik 3-3 në ndeshjen e parë në Brugge, në ndeshjen e kthimit në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 4-1 ndaj Club Brugge.
Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të ku pas një topi të gjatë të marrë nga portieri Jan Oblak ishte Alexander Sorloth që gjeti golin me një goditje të fuqishme me të majtën. SHIKOGOLIN
Në minutën e 36-të, belgët barazuan shifrat me golin e Joel Ordonez, i cili shënoi me kokë pas asistit me kokë që mori nga Brandon Mechele, pas një goditjeje këndi. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLIN
Pjesa e dytë foli e gjitha për madrilenët, të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 48-të me Johnny Cardoso. Amerikani shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, goli i parë për të me fanellën e “Colchoneros”. SHIKOGOLIN
Në minutën e 76-të, pas një kombinimi të bukur Griezmann-Lookman-Sorloth, ishte pikërisht norvegjezi që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 87-të, Sorloth vulos hat-trickun e tij, duke shënuar golin e tretë pas krosimit të Matteo Ruggeri. Atletico Madrid fiton 4-1 dhe shkon në raundin tjetër, aventura për belgët në këtë kompeticion mbyllet këtu.