Friday, 20. March 2026
Sport

Një puthje në ballë për tre pikë, Franca mposht Brazilin në Kupën e Botës

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Francës ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës “Australia/Zelanda e Re 2023”.

“Gjelat” mposhtën 2 me 1 Kombëtaren e Brazilit në një ndeshje tejet interesante, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e parë, Le Sommer kaloi Francën në epërsi. Ajo shënoi në minutën e 17’të.

Në minutën e 58’të të pjesës së dytë, Brazili barazoi rezultatin me anë të Debinha.

Por, në minutën e 83’të, Wendie Renard shënoi një gol me kokë për t’i dhënë epërsinë dhe fitoren kombëtares së saj.

Trajneri i Francës Herve Renard shpërtheu nga gëzimi dhe pas ndeshjes i dha një puthje në ballë futbollistes së saj./Lajmi.net/

  


Teilen: