Saturday, 11. April 2026
Sport

Një rikthim, por mungojnë 2 titullarë ndaj Teutës

GS 03/04/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri Mehmeti ka në dispozicion për ndeshjen e sotme me Teutën edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Albion Marku, që sot pritet ta nisë nga minuta e parë.

Ai mungoi kundër Skënderbeut për shkak dëmtimi, që tashmë e ka kaluar.

Ndoshta mund të luajë bashkë me Meksin, që e zëvendësoi në ndeshjen e fundit. Por blutë kanë probleme në sulm për këtë sfidë, pasi mungojnë Kaçorri dhe Vila.

I pari u dëmtua ndaj korçarëve dhe rrezikon edhe Kukësin, kurse i dyti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Përveç Denisonit dhe Zabërgjës, trajnerit Mehmeti i duhet të zgjedhë një lojtar për repartin e avancuar, ndërsa në mesfushë do të luajnë Smaçi, Qefalija dhe Gudiabi.

Teilen: