Liverpuli arriti të siguronte shërbimet e futbollistit hungarez Dominik Zoboslai për 70 milionë euro, duke bërë një goditje të rëndësishme në merkaton e verës. Mesfushori hungarez shkëlqeu me Lajpcigun në Gjermani, duke bërë që të hedhë një hap të madh në karrierë.
Ndërkohë, “Bild” ka publikuar edhe një prapaskenë se si gjermanët kanë përfituar 15 milionë euro më shumë për shitjen e mesfushorit. Lojtari ka pasur një klauzolë largimi 55 milionë euroshe por në vitin 2021 ai rinovoi kontratën edhe pse nuk kishte luajtur asnjë minutë me skuadrën.
Me rinovimin e kontratës së re, klauzola u shty për sezonin tjetër dhe klauzola e re arrinte në shifrën e 70 milionë eurove. Dy vite pas rinovimit të kontratës, Lajpcig ka përfituar nga kjo klauzolë, duke marrë plot 15 milionë euro më shumë.
PANORAMASPORT.AL