Sunday, 22. March 2026
Sport

Një rival më pak për Marash Kumbullën, mbrojtësi i Romës drejt transferimit në Arabinë Saudite

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Arabia Saudite nuk ka të ndalur në investimet, me Al Ahli që vazhdon të transferojë lojtarë të kalibrit të lartë nga futbolli europian.

ibanjez

Emri i radhës që pritet të bashkohet me skuadrën arabe është ai i Roxher Ibanjez, me mbrojtësin e Romës që është gati të mbyllë aventurën e tij te verdhekuqtë.

Këta të fundit duket se janë tunduar nga oferta e bërë nga sheikët dhe janë gati që të ulen në bisedime.

Kështu te Roma pritet që të ketë një rival më pak për Marash Kumbullën, me mbrojtësin e Kombëtares që mund të luajë shanset e tij për të bindur Murinjon.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: