Sunday, 26. April 2026
Sport

Një shqiptar në stol me fanellën numër 9, Gjermania nuk “shkrep” në miqësoren ndaj Ukrainës

GS 03/06/2024 1 Min. Lesezeit

Gjermani nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e Nurembergut ndaj Ukrainës.  

Gjermani miqesore

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, “panzerat” nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke regjistruar 5 gjuajtje në kuadrat dhe plot 13 jashtë portës. 

Interesant është fakti se i gatshëm në këtë duel ishte dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili e ndoqi duelin nga stoli, teksa mbante fanellën me numrin 9.

GPKzsuJWUAAaZtX

Para miqësores së sotme, Gruda pati dhe një takim me legjendën gjermane Bastjan Shvajshtajger.  

Gruda Brajan

Miqësoren e radhës Gjermani do e luajë në datën 7 qershor ndaj Greqisë në stadiumin “Borusia Park” të Mynshenglabah.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: