Friday, 10. April 2026
Sport

Një shqiptar titullar, dy në pankinë!

GS 21/04/2024 1 Min. Lesezeit

Një shqiptar titullar, dy në pankinë!

Publikohen formacionet e Sassuolo-Lecce. Dueli i mbijetesës në Serie A, do të transmetohet live në SuperSport 2, duke nisur prej orës 12:30.

Nedim Bajrami titullar për vendasit, ndërkohë që Marash Kumbulla do e nisë nga pankina.

Në krahun tjetër, trajneri i Lecces ka lënë pushim Ylber Ramadanin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka gjendje gripale dhe nuk është rrezikuar për takimin e sotëm. Në stol Medon Berisha, i cili shpreson të marrë minuta gjatë takimit..

Teilen: