Tuesday, 17. March 2026
Sport

Një skuadër arbitrash shqiptarë vendos drejtësi në Conference League

GS 17/07/2025 1 Min. Lesezeit

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën e Conference League midis armenëve të Pyunik dhe skuadrës së Tre Fiorit nga San Marino.

Florian Lata do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfide, ndërsa Xhulio Mani dhe Taulant Kasa do të jenë asistentët e tij.

Andi Koçi do të jetë gjyqtari i katërt i takimit, që do të luhet sot në orën 18:00. Ndeshja e parë është fituar 1-0 nga Tre Fiori.

Teilen: