Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën Jablonec-Varazdin, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.
Florian Lata do të jetë gjyqtari kryesor i takimit që do të luhet të enjten më 30 korrik në orën 18:00 në Çeki.
Erind Burgu dhe Egin Doda do të jenë asistentët e tij, ndërsa Ermis Çelaj do të jetë gjyqtari i katërt i ndeshjes.
Një tjetër vlerësim për arbitrat shqiptarë, që në kompeticionet europiane janë paraqitur shumë mirë sa herë që janë përzgjedhur nga UEFA.
Teilen: