Një sulmues nga Gana për Bylisin
Bylisi ka prezantuar afrimin më të ri në merkaton e janarit. Sulmuesi Faisal Charwetey nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i mallakastriotëve.
“Bylis ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarizimin e bashkëpunimit me sulmuesin Faisal Charwetey, nga Gana.
23-vjeçari vjen nga elita e futbollit ganez dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa, për të dhënë kontributin në realizimet e synimeve që ka klubi ynë. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese lojtarit tonë më të ri!”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.
Teilen: