Flamurtari vazhdon të përforcojë organikën në prag të startit të sezonit të ri. Klubi vlonjat njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian Chigozie Kenneth Ani. 22-vjeçari së fundmi është aktivizuar me Trepçën në kampionatin kosovar.
“Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, sulmuesin , Chigozie Kenneth Ani , i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Flamurtari këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, duke synuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Teilen: