Skuadra e Malishevës i ka dhënë fund aventurës evropiane qysh në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe atë në mënyrën më të keqe e më të turpshme për futbollin kosovar.
Pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë në Prishtinë nga Vikinguri, Malisheva në duelin e kthimit pësoi debakël në Reykjavik.
Të enjten mbrëma, Malisheva pësoi 8:0 nga Vikinguri për t’u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 9:0.
Pesë gola në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën, konfirmuan kalimin e Vikingurit në rrethin e dytë kualifikues.
Kështu që, paraqitja e dytë rresht e Malishevës në Evropë, përfundoi turpërisht në raundin e parë kualifikues.
Edhe sezonin e shkuar, Malisheva u eliminua në këtë raund të Ligës së Konferencës, por nga Buduqnosti i Malit të Zi.