Lionel Messi tashmë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në ditët në vijim do të prezantohet si lojtar i Inter Miami.
Messi kaloi kohë në një restorant me familjen dhe miqtë e tij, ndërsa pas daljes ai ka shtrënguar duart me disa fansa që e prisnin.
Një prej fansave nuk ka hezituar dhe e ka puthur në faqe argjentinasin. Fansi ka postuar videon përkatëse në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Lionel Messi kaloi te Inter Miami pas dy sezonesh te PSG. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pranoi se nuk ndihej i lumtur në Paris. /G.D abcnews.al/