Ndeshja mes Bordosë dhe Rodesë u ndërpre për shkak të një incidenti të ndodhur në fushën e lojës dhe është marrë vendim përfundimtar për të mos filluar.
Një tifoz i Bordosë, i identifikuar me emrin Luka Buades hyn në fushë i dehur dhe shtyn me duar sulmuesin e skuadrës kundërshtare i cili po festonte golin e avantazhit.
Dy lojtarë të Rodesë bien menjëherë përtokë dhe një prej tyre pretendon për një goditje të fortë në kokë.
Edhe pse ne pamje duket një goditje e lehtë dhe një rrëzim qesharak, u desh ndërhyrja e barrelës dhe futbollisti i dëmtuar u transferua në spital, teksa zyrtarët e ndeshjes morën vendimin që ky duel të mos rifillojë, sepse lojtarët janë të tronditur.
Statusi i ndeshjes do të vendoset nga Komiteti Disiplinor, por Bordeaux rrezikon një humbje në tavolinë, që do të rezultonte fatale për ngjitjen në elitën e futbollit francez në këtë javë të fundit.