• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër emër i madh pritet të ribashkohet me Messin

23/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Filipe Koutinjo mund të jetë futbollisti i radhës që do të ribashkohet me Lionel Messin, teksa ish-ylli i Barcelonës tashmë është identifikuar si një ‘blerje e ëndrrave’ nga Inter Majami.

Disa fytyra të njohura i janë bashkuar Mesit në Florida pas kalimit të tij befasues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2023. Serhio Buskets dhe Zhordi Alba u transferuan pothuajse në të njëjtën kohë me ikonën argjentinase, ndërsa Luis Suarez gjithashtu u transferua në “DRV PNK Stadium”.

Tani siç sugjeron “Gazzetta dello Sport”, Koutinjo është në linjë për të kaluar në Amerikë. 31-vjeçari është momentalisht në Katar, aty ku luan tek Al-Duhail, por një marrëveshje huazimi mund të arrihet, pasi Aston Villa dëshiron që ta shtyjë brazilianin në një drejtim tjetër.

Koutinjo tashmë është futur në radarin e Inter Miamit pasi ata janë në kërkim të një tjetër mesfushori kreativ, për shkak të lëndimit të njërit prej lojtarëve kryesor, Fakundo Farias.

Braziliani thuhet se është i hapur për kalim në MLS dhe padyshim që do të ishte transferimi i duhur për të mbuluar mungesën e Farias.

Ai tashmë ka luajtur me Mesin dhe të tjerët në “Kamp Nou” në të kaluarën, andaj ai ka dëshmuar se mund të jetë plani B, për Dejvid Bekamin dhe Tata Martinon në Majami.

Next Post

NBA/ Mbrëmja e “gjigantit” Embiid, “ylli” kameruan shkëlqen me 70 pikë në parket

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.