Federata Shqiptare e Basketbollit zyrtarizoi të hënën shortin e kampionatit të moshës deri në 18 vjeç për djem. Një kampionat, i cili nis të dielën dhe që ka pësuar rritje në numrin e ekipeve. 16 skuadra të ndara në dy grupe, kurse Kupa e Federatës Shqiptare të Basketbollit, zhvilluar në Elbasan, ishte një test përpara këtij kampionati. Por si e ka parë nivelin e skuadrave sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati
“Një organizim i mirë. Finalen e ndoqa dhe ishte ndeshje shumë e bukur me kohë shtesë. Dhe ishte një test shumë i mirë dhe i rëndësishëm për të gjitha skuadrat përpara kampionatit”, thotë Bushati
Çfarë pritet nga ky kampionat në kushtet kur numri i skuadrave vjen në rritje?
“Politika ime, të cilën e kam thënë që në fillim, është vëmendja tek moshat. Pra tek 14, 16 dhe 18 vjeç pasi janë e ardhmja e basketbollit e për më tepër dhe e ekipeve kombëtare”, shpjegon sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati.
Në fund dhe një koment për këtë kampionat nga drejtori i garave në Federatën Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga
“Do të kemi një garë shumë të fortë dhe me shumë rivalitet. Mund të dallojë ekipe si Skënderbeu, Teuta, Superiori, Besëlidhja e shumë skuadra të tjera. Ka rivalitet dhe janë disa skuadra në luftë për titull kampion”, nënvizon Saliaga.
Më poshtë po ndiqni javën e parë të kampionatit të moshës deri në 18 vjeç për djem për grupet A dhe B, kurse kampione në fuqi është Dinamo.
KAMPIONATI KOMBËTAR I MOSHËS DERI NË 18 VJEÇ DJEM
GRUPI A
- Skënderbeu
- Pogradeci
- Invaders
- Superior
- KB Teuta
- Tirana
- Marsi Basket
- Partizani
JAVA E PARË (10 dhjetor 2023)
Skënderbeu – Partizani
Pogradeci – Marsi Basket
Invaders – Tirana
Superior – KB Teuta
GRUPI B
- Flamurtari
- Vllaznia
- Besëlidhja
- Dinamo
- Elbasani
- Goga Basket
- Teuta
- Apolonia
JAVA E PARË (10 dhjetor 2023)
Flamurtari – Apolonia
Vllaznia – Teuta
Besëlidhja – Goga Basket
Dinamo – Elbasani