🔥 Një tjetër kryevepër, Marotta transferon yllin e Juves me parametra zero
Marotta transferon yllin e Juventusit te Interi.
Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.
Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Weston McKennie nga Juventusi me parametra zero.
Mesfushori amerikan po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 5 gola dhe 4 asistime në 26 paraqitje me Biankonerët.
Përfaqësuesit e McKennie dhe Juventus janë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës dhe Marotta synon tia rrëmbejë 27-vjeçarin Zonjës së Vjetër.
Marotta e ka piketuar McKennie si pasardhësin ideal të Henrikh Mkhitaryan, i cili pritet të largohet nga Interi në verë.
Teilen: