• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër kryevepër pas Modric, Tare transferon me kosto zero yllin që ka fituar 31 trofe

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër kyevepër nga Igli Tare.

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme. Sipas mediave spanjolle, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me Robert Lewandowski.

Gazeta “Sport” shkruan se agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka folur me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion mbi të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një transferimi në Itali.

Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero, në stilin Modric. Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën, ku ai luan prej disa vitesh, pas epokës së suksesshme bavareze, skadon më 30 qershor.

Edhe pse 37-vjeçari dëshironte ta mbyllte karrierën në “Camp Nou”, gjithçka tregon se rrugët e tij me blaugranët do të ndahen.

Nga janari është i lirë të negociojë me cilindo klub. Milani e sheh si shansin për t’i dhënë më në fund një “pronar” fanellës me numrin 9.

Pengesa më e madhe mbetet ekonomia, pasi Lewandowski fiton 33 milionë euro në vit në Spanjë, por kontakti i parë është bërë.

Arabia Saudite është gati t’i garantojë më shumë para, por Milani i ofron mundësinë të qëndrojë në Europë e të garojë në nivelet më të larta.

Massimiliano Allegri do ta mirëpriste pa hezitim: “Mosha është vetëm një numër, Modric e tregon më së miri”.

Next Post

Falsifikime biletash dhe akreditimesh, Kairat Almati nuk ishte i përgatitur për të pritur Real-in

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.