Wednesday, 6. May 2026
Sport

Një tjetër Kvara intrigon big-ët europianë! Të gjithë të çmendur pas Tornike, vëllait të Khvicha

GS 06/05/2026 2 Min. Lesezeit

Talenti 16-vjeçar është një sozi e vëllait më të njohur që luan te PSG. Bajern Mynih ka lëvizur përpara të tjerëve deri tani, duke e ftuar të shohë strukturat e klubit.

Është një Kvaratskhelia që ka mahnitur skautët e gjysmës së Europës dhe nuk është fjala për yllin e PSG-së. Quhet Tornike dhe është vëllai i Khvicha. I lindur në 2010-ën, ai është një sulmues anësor, pikërisht si vëllai i tij i njohur në gjithë botën. Një tjetër element i përbashkët është aftësia për të përdorur të dyja këmbët njësoj.

Kvara është rritur në Inter Academy Georgia dhe në fillim të vitit kaloi te Dinamo Tiblisi, klubi që lançoi edhe Khvicha-n dhe ku javën e fundit debutoi me skuadrën e parë. Djaloshi ka rënë në sy me paraqitjet e tij me kombëtaret e moshave të Gjeorgjisë.

Emri i tij është në listën e shumë klubeve të mëdha europiane. Për momentin ka lëvizur konkretisht Bajern Mynih. Talenti 16-vjeçar ka shkuar në Mynih për t’u takuar me drejtuesit e klubit bavarez dhe për të parë strukturat e tij.

Teilen: