Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala ka çaluar pasi pësoi një tjetër dëmtim për Romën dhe mbetet për t’u parë nëse është në kofshë apo gjuri këtë herë.
“La Joya” pati një fillim të shkëlqyeshëm në ndeshjen e sotme kundër Fiorentinës, duke dhënë asistimin nga pjesa e jashtme e këpucës së majtë për goditjen me kokë të Romelu Lukakut, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, pas 22 minutash ai u lëndua në një dyluftim me Arthur Melo.
Reprezentuesi argjentinas tundi menjëherë kokën dhe i bëri shenjë stolit se kishte lënduar veten.
Dybala forced to come off with another potential injury pic.twitter.com/x4UKXvyEDL
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) December 10, 2023
Dybala çaloi dhe u zëvendësua nga Sardar Azmoun.
Sipas raporteve fillestare nga DAZN, besohet të jetë një problem fleksor, i cili do të ishte i natyrës muskulare.
Ekziston gjithashtu rreziku që duke marrë parasysh mënyrën e përkuljes së këmbës, mund të përfshihet edhe gjuri.
Dybala dukej se po prekte zonën e kofshës mbi gju. /Lajmi.net/