• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër problem për Realin, Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së mërkurës gjatë ndeshjes së Champions League kundër Liverpool-it dhe pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, i cili sipas mediave spanjolle do ta mbajë jashtë fushës deri në tre javë.

Kur ishte lojtari më i mirë i Realit në fushë, Camavinga pësoi të njëjtin dëmtim si shoku i skuadrës Vinicius Junior, i cili gjithashtu mbetet jashtë për disa javë. Shpresa e Carlo Ancelotti është që t’i ketë të dy në dispozicion për finalen e Kupës së re Intercontinentale më 18 dhjetor.

Carvajal, Militao, Tchouameni, Rodrygo dhe Alaba janë jashtë fushës prej disa kohësh, por problemi i mungesave mund të përkeqësohet akoma. Sipas mediave spanjolle, Kylian Mbappé, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz e përfunduan ndeshjen me disa siklet dhe nesër do t’i nënshtrohen vizitave mjekësore për të kuptuar se çfarë është.

 

Next Post

Abraham ka “oreks”: Milani në rritje, duam tetëshen e parë në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.