Largimi i të rinjve nga Kosova vazhdon me të madhe.
Nga ky fenomen sigurisht se janë “prekur” edhe sportistët.
Një tjetër sportist që do ta vazhdojë jetën jashtë vendit është edhe Denis Salihi.
Ai ka luajtur futsall në skuadrën e Drenicës.
“Bashkëvendasi dhe lojtari ynë Denis Salihi,sot është përshëndetur me skuadër për të vazhduar jetën jashtë vendit për arsye personale. Ne si klub i dëshirojmë shëndet,mbarësi dhe shumë suksese në karrierën profesionale që do të vazhdojë edhe jashtë kufijve. Drenica Futsal është shumë e lumtur që në radhët e saj kishte një lojtar si Denisi,punëtor dhe disiplinuar!”, njofton klubi nga Skenderaj. /Lajmi.net/