• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër sulmues tradhton Interin, “bomberi” i Spanjës pret dy gjigandët e tjerë të Italisë

25/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo duket një verë e mallkuar për Interin, për të gjetur një sulmues. Pas ndërprerjes së bisedimeve me Romelu Lukakun, pas tradhtisë së tij me Juventusin, në Milano u duk se kishin gjetur akordin me sulmuesin që i mungonte dhe në të njëjtën kohë mund t’i ishin përgjigjur Juves me të njëjtën monedhë, duke u afruar shumë me Alvaro Moratën.

alvaro morata

Por pasi menaxherët e spanjollit u takuan dhe gjetën akordin financiar, gjithçka u mbyll shumë shpejt, pasi administratori Xhuzepe Marota nuk ka ndërmend që të shkojë më lart sesa 15 milionë euro, ndërkohë që kërkesa minimale e Atletikos së Madridit, e cila ka në pronësi kartonin e Moratës është 21 milionë.

Gjithsesi, nga dje, edhe sikur tek Interi dikush të ndërronte mendje vjen lajmi se Alvaro është ndjerë i mërzitur nga ky mosbesim i shfaqur nga zikaltrit dhe ka lajmëruar nëpërmjet menaxherëve të tij se tratativa me zikaltrit mund të quhet e mbyllur.

Nëse do të ketë një mundësi për Moratën për t’u kthyer në Serinë A, atëherë dy pistat e vetme janë Juventusi dhe Roma, e cila ka kohë që falë Zhoze Murinjos këmbëngul për të pasur në skuadër 30-vjeçarin dhe për t’i dhënë atij një fanellë titullari në vijën e parë të sulmit, ku gjiganti Tami Abraham nuk do të mund të luajë, pas operimit, deri në janar 2024.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kylian Mbappe mund të marrë vendim radikal rreth të ardhmes së tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.