Me triumfin në Superkupën e Europës, Pep Guardiola fitoi të mërkurën trofeun e tij numër 36-të në karrierën e tij 14-vjeçare.
Ky trofe ishte i 15-ti për trajnerin katalanas në stolin e Mançester Sitit dhe tashmë “qytetarët” janë shndërruar në klubin ku ai ka fituar më shumë (14 trofe me Barcelonën). Në koleksionin e 52-vjeçarit në Premier Ligë janë 5 tituj kampion të Premier Ligës, 1 Ligë Kampionesh, 2 Kupa FA, 4 Kupa Lige, 2 Superkupa Anglie dhe 1 Superkupë Europe.
Njeriu që e fitoi trofeun e fundit europian për herë të katërt në karrierën e tij, duke barazuar rekordin e Karlo Ançelotit, ka fituar mesatarisht te Siti një trofe çdo 27 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL