Red Bull ka vendosur që të shkarkojë shefin e skuadrës Christian Horner. Një vit më parë austriaku u akuzua nga një punonjëse e skuderisë në fjalë se kishte dërguar mesazhe seksuale.
51-vjeçari, i cili paguhej rreth 15 milionë euro në sezon, u largua nga Red Bull edhe për shkak të rezultateve të dobta të skuderisë në pistë. Pronarët nga Tajlanda nuk ishin aspak të kënaqur me rendimentin e Red Bull këtë sezon dhe i hoqën mbështetjen austriakut, i cili do të largohet menjëherë nga detyra.