Sunday, 30. August 2026
Sport

Një zviceran do të vendosë drejtësi në sfidën Shqipëri-Çeki

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

UEFA ka publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Nations League, Shqipëri-Çeki, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Zvicerani Sandro Schärer do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë bashkë atdhetarët Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni. Nga Zvicra do të jetë edhe gjyqtari i katërt Johannes von Mandach.

Arbitri Sandro Schärer nuk e ka drejtuar më parë Shqipërinë si kryesor, por ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen Kroaci-Shqipëri 2-2 në Euro 2024.

Teilen: