• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 8, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Njërin e pa në Tiranë dhe për tjetrin i kërkuan shkëmbim me Asllanin, Interi përcakton objektivat e merkatos së janarit

18/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka nisur prej kohësh punën për merkaton e janarit, ku do të kërkojë që t’i vendosë në dispozicion trajnerit Inzagi lojtarë që ta ndihmojë në rrugëtimin në kampionat dhe në Europë. Bepe Marota po kërkon okazione dhe ka piketuar katër futbollistë që mund t’i bëjnë punë zikaltërve, lojtarë të cilët janë në vitin e fundit të kontratës dhe vijnë me kosto të ulët.

inzagi marota

Portugezi Tiago Djalo i Lilës është ai që po vëzhgohet në mbrojtje. Mbrojtësi është jashtë për dëmtimin e ligamenteve, por mund t’i bashkohet zikaltërve dhe të nisë gjithçka nga e para në qytetin ku më parë ka qenë pjesë e akademisë së Milanit.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Piotr Zielinski është ëndrra për mesfushën, pasi shihet si një element me shumë vlera që mund të ndihmojë ekipin të bëjë hapin cilësor. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e rinovimit të tij me Napolin, apo edhe një ndërhyrje e Juventusit.

Në listë është edhe Tomas Suçek, mesfushori i Çekisë të cilin Auzilio e ndoqi në Tiranë në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Futbollisti i Uest Hem është në muajt e fundit të kontratës me britanikët dhe nuk është aspak çudi që të kërkojë një aventurë të re.

Për sulmin, objektivi mbetet i zakonshmi Mehdi Taremi i Portos. Në të kaluarën, lojtari u ishte ofruar si shkëmbim për Asllanin, por kjo hipotezë u hodh poshtë, teksa do të synohet afrimi me kosto të ulët në janar.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Zvicra kalon në epërsi ndaj Kosovës me të filluar pjesa e dytë

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In