• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Njeriu i “El Clasico”, Rafinja: Goli i tretë i Realit e vështirësoi, por ia dolëm

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Barcelonës, Rafinja, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas suksesit 4-3 kundër Realit. Në një ditë tjetër do të kishte qenë Mbape me tre golat për Realin, por suksesi i Barcelonës ka ndryshuar gjithçka. Edhe këtë detaj të vogël. Nuk ka qenë në fakt një trofe i dhuruar, pasi Rafinja ka shënuar dy gola.rafinja“Ishim këtu për të fituar këtë ndeshje, siç kemi bërë gjatë gjithë sezonit. Po luajmë shumë mirë. Një tjetër ‘El Clasico’ e fituar. E dinim rëndësinë e tij. E dinim se duhej të ishim të qetë edhe nëse pësonim gol. Është e vështirë të shënosh shumë gola në ‘El Clasico’. Mënyra jonë e të luajturit dhe ajo e Madridit të jep shumë mundësi për të shënuar, sepse të dyja ekipet kanë lojtarë me shumë cilësi në fushë. Gjëja e rëndësishme është të dish si të mbrohesh kur ke nevojë dhe të dalësh me pikë, pavarësisht gjithçkaje”.

RASTET – “Për shkak të rasteve të humbura, loja duhet të kishte qenë më e lehtë në fund. Mendoj se goli i tretë i Madridit e bëri ndeshjen më të vështirë për ne. Ne ishim në gjendje të mbroheshim mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.

GOLAT – “Mund të kisha shënuar më shumë se dy gola. Humba tri raste, që nuk mund t’i humbas. Kam standarde shumë të larta dhe mendoj shumë më tepër për ato që humba sesa për ato që shënova. Gjithmonë dua të jem në formën time më të mirë. Kur nuk i bëj të gjitha siç duhet, largohem me këtë ndjesi se mund të bëj më mirë”.

TITULLI – “Mendoj se gjithçka varet vetëm nga ne. Duhet ta festojmë këtë fitore kundër Realit. ‘El Clásico’-t janë shumë të rëndësishme. Por e dimë që ende duhet të fitojmë edhe një ndeshje. Tani e gjithë vëmendja është tek Espanjoli. Do të kërkojmë ta mbyllim sa më shpejt çështjen e titullit”, deklaroi Rafinja.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Salah e pranon se nuk kishte marrëdhënie të mira me ish-lojtarin e Liverpoolit: Kishte tensione

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.