Që nga momenti i emërimit në krye të Francës, është përfolur vazhdimisht që Zidane merr një pagë astronomike, shumë më tepër sesa paradhësi i tij, Didier Deschamps. E vërteta rezulton ndryshe. L’Equipe zbulon se Zidane paguhet 300,000 euro në muaj, shifër pothuajse e njëjtë me atë që merrte Deschamps.
Ajo që e veçon kontratën e Zidane është vendimi i tij për të hequr dorë nga bonuset për të drejtat e imazhit, të cilat paraardhësi i tij i përfitonte pas ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo e liron atë nga kufizime të caktuara që lidhen me partnerët komercialë të kombëtares franceze, duke i dhënë liri veprimi për marrëveshjet e tij personale të reklamimit me një sërë markash, ku kryesorja është Adidas.
Federata Franceze e Futbollit ka përfshirë një sistem bonusesh më të larta gjatë turneve madhorë, sidomos në Kupën e Botës dhe kampionatin europian. Pra, Zidane do të paguhet me një rrogë mujore te Franca, por të ardhurat e tij do të rriten ndjeshëm vetëm në rast suksesi në dy kompeticionet kryesore për Kombëtaret.