Friday, 27. March 2026
Sport

Njihuni me truprojën e Messit tek Inter Miami, s’i ndahet as në fushën e gjelbër

GS 25/08/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi ishte transferimi më i madh që ka ndodhur në kampionatin amerikan të futbollit.

  

Ylli argjentinas iu bashkua këtë afat kalimtar skuadrës së Inter Miamit pas largimit nga Paris Saint-Germainit.

Përveç parave të mëdha që ka marrë, Messit i është ofruar edhe një siguri, qoftë jashtë fushës, qoftë edhe brenda saj.

Për sigurinë e Messit është angazhuar një truproje i cili e përcjell atë në çdo hap që ai bën.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, truproja qëndron fare pranë fushës, teksa në momentin kur mbyllet ndeshja ai i afrohet atij dhe nuk lejon askënd t’i afrohet./Lajmi.net/

  

  


Teilen: