Gjashtë milionë për të rimarrë në shtëpi Ksavi Simons. Është lëvizja e PSG-së, e cila megjithatë mund të ketë efekte të papritura edhe në merkaton e Milanit. Një “efekt domino”, që prek Sharl de Ketelaren, sepse PSV kërkon një fantazist. Belgu do të rikthehet në “Milanello” pas pak ditësh për grumbullimin, por administratori Furlani nuk do ta kishte problem ta shiste pas vetëm një sezoni si kuqezi.
Belgu kushtoi 35 milionë euro dhe “djalli” nuk mund ta shesë më pak se 28 për të mos shënuar humbje bilanci. Sigurisht që do të nevojiten shumë më tepër se 6 milionë eurot e marra nga PSG-ja.
Kërkesa e kuqezinjve pritet të jetë të paktën 30 milionë plus 30 përqindjet e një shitjeje në të ardhmen. Shifra të larta për PSV-në, por ndoshta më pak për Aston Vilën e Unai Emerisë, gjithashtu i interesuar. Deri më tani “villans”-ët kanë marrë Pau Torres dhe Tilemansin falas e as nuk duken të gatshëm të ndalen.
DËSHIRA – Në mes është vullneti i De Ketelares, i papërgatitur, për momentin, për të ndryshuar klub. 22-vjeçari, pas një viti negativ, synon të rilindë në hijen e “San Siros”, por rruga është padyshim e mundimshme. Pioli nuk e konsideron atë në qendër të projektit dhe departamenti i avancuar i Milanit është i stërmbushur.
Duhet të ketë shitje, po, por edhe goditje të tjera përpara e shumë ndryshime me Sharlin që rrezikon të përfundojë edhe më shumë në kufij të këtij Milani. Në fakt, shitja e tij do të ishte edhe një ndarje përfundimtar me epokën Maldini, pasi siç e thamë belgu ishte basti i ishdrejtorit e që duhej të bënte diferencën, por lojtari nuk shkoi përtej një asisti të vetëm në 40 prezenca.
PANORAMASPORT.AL