• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Njomza Emini në krye të Komitetit Paralimpik edhe për katër vjet

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvendin zgjedhor i Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), të mbajtur në Prishtinë, delegatët votuan unanimisht për presidente të KPK-së edhe një mandat katërvjeçar Njomza Eminin, e cila drejton KPK-në që nga viti 2011.

Gjatë udhëheqjes së saj, KPK-ja ka shënuar suksese të mëdha, duke kulmuar me anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe në Komitetin Paralimpik Evropian.

Po ashtu, falë angazhimit të saj dhe mbështetjes nga stafi dhe partnerët, Kosova viti që shkoi ka debutuar në Lojërat Paralimpike Paris 2024.

Me përkushtim të vazhdueshëm, Emini ka punuar për ngritjen e lëvizjes paralimpike në vend, duke siguruar mbështetje nga institucionet dhe partnerët privatë për zhvillimin dhe promovimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara.

Gjatë këtij Kuvendi, delegatët votuan edhe për zgjedhjen e zëvëndspresidentit dhe anëtarëve të Bordit. Në postin e zëvëndëspresidentit të lëvizjes paralimpike në Kosovë u rikonfirmua Daut Tishuki, ndërkaq anëtarë të bordit u zgjodhën: Drilona Islami, Rinor Ymeri, Flutura Beka, Grevist Bytyqi, Murat Murati, Diana Hoti, Ganimete Morina, Avni Kelmendi, Adelina Emini dhe Driton Muharremi.

Next Post

Messi: Kalova dy vite te PSG që nuk më pëlqyen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.