Njukasëlli duket i çmendur pas Federiko Kiezës. Në ditën që zyrtarizoi Sandro Tonalin, për 75 milionë euro plus bonuse, “qymyrxhinjtë” duken më shumë sesa seriozë edhe në tratativën për sulmuesin e Juventusit, aq sa ditën e djeshme kanë bërë ofertën e radhës: 60 milionë euro, plus 10 milionë bonuse.
Sipas shifrave që shtypi italian raporton, pra se për 25-vjeçarin duhen maksimumi 60 milionë, në të vërtetë Juventusi nuk ka ndërmend që të hyjë në bisedime pa 80 milionë euro, por fakti është se ankandi është ndezur, aq sa edhe Liverpuli ka barazuar ofertën e Njukasëllit për Kiezën.
Kjo, sepse Federiko, pa dyshim që për emër (marketing) apo edhe për cilësi vlen shumë herë më shumë se Sobozhlai, i paguar pikërisht 70 milionë.
PANORAMASPORT.AL