Monday, 4. May 2026
Sport

Nkunku zyrtarizohet te Milani

GS 30/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Christopher Nkunku ka kompletuar transferimin nga Chelsea te Milani.

Francezi ka firmosur me Milanin të shtunën. Kontrata është e vlefshme deri në vitin 2030.

27-vjeçari është zhvilluar te Parisi, ndërsa prej vitit 2019 deri në vitin 2023 ishte te RB Leipzigu në Gjermani.

Te skuadra e Chelseat, Nkunku qëndroi dy vjet.

Nkunku i ka 14 paraqitje e një gol për Francën, ndërsa pritet të jetë përforcim i rëndësishëm i Milanit.

Te Milani, francezi do ta bartë fanellën me numrin 18.

Teilen: