• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nojer operohet përsëri, Bajerni mbetet pa portier pas largimit të Somer

07/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi i Jan Somer te Interi ka lënë Bajern Mynih pa portier titullar. Zvicerani ishte afruar për të zëvendësuar Manuel Nojer të dëmtuar, por kthimi i gjermanit në fushat e lojës do të vonojë.

nojer

Shkak për këtë është berë një ndërhyrje kirurgjikale tjetër të cilës i është nënshtruar gardiani 37-vjeçar gjerman. Sot pasdite, klubi konfirmoi se Nojer ishte operuar si pjesë e programit të tij të kthimit në fushën e lojës, për të hequr një pjesë metalike nga fibula e djathtë. Sipas klubit, gjithçka kishte shkuar mirë dhe portieri kishte filluar menjëherë stërvitjen e tij të rehabilitimit.

Por është e qartë që Nojer nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit dhe në mediat gjermane spekulohet se do të duhen shumë javë para se ai të zbresë përsëri në fushë. Me largimin e Somer drejt Interit, barra për të ruajtur portën bie mbi Sven Ulreih. Ky i fundit, kalon nga zgjedhje e tretë për portën, në personazhin kryesor të katërkëndorit bavarez derisa të kthehet Nojer, gjithmonë nëse klubi nuk do të gjejë një tjetër portier.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Iniesta vendos për të ardhmen. Nuk do jetë rival me Mesin apo Ronaldon, por me Taulant Seferin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.