• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nojer pret Hysajn, kapiteni i druhet rivalëve italianë: Lacio kockë e fortë, tifozëri e zhurmshme

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme ësh të hedhur shorti në Nion të Zvicrës, e ku pretendentët e Ligës së Kampionëve janë njohur me kundërshtarët në fazën 1/8- at. Bajern Mynihut, të vendosur në grupin e ekipeve favorite, sipas analistëve, i ka buzëqeshur fati. Lacio, për fatin e keq, do të duhet të duelojë me gjigantët e Mynihu, aty ku shpresat rreth kalimit në fazën tjetër janë minimale.

bajern

Napoli, Interi dhe PSG vështroheshin paraprakisht si skuadra “serioze” për “armatën” nga Mynihu. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj, do të ketë shansin të prezantojë veten në prapavijë ndaj Herri Kejnit me shokë.

Nga kampi i gjermanëve është shprehur Manuel Nojer, teksa ka dashur të ndikojë te grupi në marrjen seriozisht të “shqiponjave” romake, pengesë që do t’i dërgojë në raundin e çerekfinaleve.

nojer

NOJER- ”Skuadrat italiane kanë pikë të fortë planin taktik dhe i qëndrojnë striktë, sidomos në mbrojtje. Ballafaqimi me ta para dy vitesh na ndihmon, por gjërat ndryshojnë në kohë të shkurtër. Duhet ta pranojmë se do të hyjmë në këtë duel si favoritë, gjithsesi s’do të thotë nënvlerësim ndaj Lacios. Kam kujtime pozitive nga ai stadium. Ne fituam me rezultatin 4-1 në po të njëjtën fazë në vitin 2021.

Atmosfera që krijojnë tifozët italianë mbetet vërtet speciale, njëkohësisht tepër e zhurmshme për ne lojtarët. Të dyja ekipet mezi po e presin ndeshjen, por deri atëherë kemi kohë. Pres t’i fitojmë të dyja duelet”, përfundoi Manuel Nojer.

KALENDARI- Ndeshja e parë mes Lacios dhe Bajernit do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” më 14 shkurt të vitit 2024, ndërsa ajo e kthimit në 5 mars, kësaj radhe në “Allianz Arena”. Grupet në fjalë kanë vetëm dy precedentë mes tyre, ekzaktësisht në vitin 2021 (faza 1/ 8). Bavarezët fituan të dyja përballjet me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mediumi zviceran ‘zbulon’ kandidatin kryesor për trajner të Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.