• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Norris lëshon sfidën: Jam gati të dueloj me Verstappenin

16/10/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kampionati botëror i Formula 1 po hyn në fazat e tij më të nxehta dhe tifozët nuk janë në gjendje të vendosin se cili do të fitojë titullin, Lando Norris me McLaren apo Max Verstappen me Red Bull. Holandezi ka në krah eksperiencën e kampionit dhe avantazhin prej 52 pikësh në renditje, ndërkohë që janë edhe 6 gara për t’u zhvilluar.

Duke nisur nga ajo e kësaj fundjave në pistën e Austin, në Amerikë. “Më pëlqen të garoj në Austin.

Është një garë e shkëlqyer për të nisur pjesën e fundit të sezonit pas disa javësh pushim. Është gjithashtu një fundjavë sprint, që do të thotë se ka më shumë pikë për t’u rrëmbyer”, u shpreh piloti britanik Lando Norris.

Më tej, pilot ii McLaren shton: “Kam kaluar disa kohë në Qendrën Teknologjike të McLaren duke simuluar, për t’u përgatitur për tri garat e ardhshme. Dy muajt e ardhshëm do të jenë tepër të ngarkuar, por edhe emocionues. Unë jam gati të kthehem në makinë dhe t’i tregoj se çfarë mund të bëjmë”.

“Ne po kalojmë një moment të jashtëzakonshëm, ndaj duhet të shfrytëzojmë këtë avantazh. Jam gati të dueloj me Max deri në garën e fundit të sezonit për titullin për pilotë por edhe për atë konstruktorë. Le të përpiqemi ta bëjmë këtë gjë duke nisur nga gara e ardhshme në Austin”, tha Norris.

Next Post

“Mota po zhgënjen në fazën ofensive”, Di Kanio këshillon Juven: Forco sulmin, bli Zirkzen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.