• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Norris thumbon Red Bullin: Jo inferior nga MekLareni

23/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me katër fitore në pesë garat e para, MekLaren po dominon këtë fillimsezoni të Kampionatit Botëror 2025 në Formula 1. Tri fitore për Oskar Piastrin, një për Lando Norrisin, përkatësisht i pari dhe i dyti në renditjen e pilotëve. Vetëm Maks Vershtapen i mohoi ekipit britanik “pesëshen” e sukseseve, duke regjistruar triumfin e vetëm sezonal që nuk i përket markës MekLaren në këtë botëror.

Ndërhyrja e pilotit holandez si konkurrues me Piastrin dhe Norrisin ka hapur një debat se sa vlen makina Red Bull në krahasim me MekLarenin superdominues. Pilotët e MekLaren dhanë përgjigje të ndryshme për këtë pyetje. Ndërsa Norris e konsideron RB21 të Vershtapenit të barabartë me makinën e tij, Piastri pranon se sheh një epërsi teknike të njëvendëshes që drejton.

TË BARABARTË – Lando Norris foli për krahasimin teknik mes makinës MekLaren dhe Red Bullit. Britaniku, i cili humbi kryesimin e kampionatit pas garës së Arabisë Saudite, shpjegoi këndvështrimin e tij për njëvendëshen që drejton dhe makinën e Maks Vershtapenit:

“Red Bulli është po aq i shpejtë sa ne në kualifikuese dhe shpesh përsëritet në garë. Pavarësisht asaj që mund të shihni, ne nuk mendojmë se jemi shumë më superiorë. Ndoshta ishte Vershtapen ai që rezultoi më i shpejti në Arabi dhe ne duhet të punojmë”, tha fillimisht Norris, teksa më pas shtoi: “Njerëzit vazhdojnë të flasin marrëzi vetëm sepse ne jemi të shpejtë gjatë provave. Por, nëse nuk do të ishim kaq të qëndrueshëm, do të ishim shumë më mbrapa”.

SUPERIOR- Nga ana tjetër Oskar Piastri nuk mendon njësoj. I pyetur për këtë çështje, lideri i ri i Kampionatit Botëror të Formulës 1 ishte i shumë qartë në përgjigjen e tij: “Nuk është e vërtetë, nuk jam dakord. Makina jonë është ende më e shpejta”, deklaron australiani. Një pranim me efekt të dyfishtë.

Pjesërisht, është një meritë për punën e shkëlqyer të Vershtapenit, pasi Maks po mbështet të gjithë talentin e tij të madh për t’i rezistuar MekLarenit. Nga ana tjetër, megjithatë, Piastri nuk fshihet. Australiani beson hapur se ka atë që duhet për të synuar titullin.

Next Post

Spektakël

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.