Piloti britanik Lando Norris fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Brazilit në Formula 1, zhvilluar në pistën e Interlagos. Një garë mjaft e mirë e pilotit të McLaren, që arrin të shkëputet 24 pikë ndaj shokut të tij Oscar Piastri në renditjen e përgjithshme.
Në vendin e dytë u klasifikua 19-vjecari italian Kimi Antonelli, që arrin rezultatin e tij më të mirë në karrierë pas një gara mjaft të mirë. Në xhirot e fundit ai arriti të mbajë pas 4 herë kampionin e botës në Formula 1, holandezin Max Verstappen me Red Bull, që u rendit i treti.
Një garë e jashtëzakonshme për Verstappen, që e nisi atë nga pit-lane (vendi i fundit) dhe në fund arrin të ngjitet në podium. Një garë zhgënjyese kjo për Ferrari, e pafat me të dy pilotët, që u detyruan të tërhiqen për shkak të aksidenteve dhe problemeve.
Në vendin e katërt i rendit britaniku George Russell me Mercedes, që arriti të lërë pas Oscar Piastri me McLaren. Piloti australian u penalizua me 10 sekonda nga komisarët, pasi ishte ai që shkaktoi aksidentin që nxori jashtë gare Charles Leclerc në start.
Në zonën e pikëve edhe Oliver Berman (vendi 6), Liam Lawson (vendi 7), Isack Hadjar (vendi 8), Niko Hulkenberg (vendi 9) dhe Pierre Gasly (vendi 10). Lewis Hamilton u tërhoq në mesin e garës pas disa problemeve që pati pas startit, ku makina e tij mori disa papastërti nga aksidenti.
Norris, me këtë fitore, konsolidon vendin e parë, më 24 pikë epërsi ndaj Piastri, ndërsa Verstappen ndodhet i treti me 49 pikë pas kreut. Garë “horror” për Ferrari, që zbret në vendin e katërt të renditjes për konstruktorë (pas McLaren, Mercedes e Red Bull), pasi ikën nga Brazili me 0 pikë,


