Wednesday, 6. May 2026
Sport

Norris triumfon në Hungari para Piastrit

GS 03/08/2025 1 Min. Lesezeit

Piloti britanik, Lando Norris ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë, të mbajtur të dielën në shtegun ikonik Hungaroring.

Kjo ishte gara e 14-të e Formula 1 në këtë sezon dhe e fundit para pushimeve të verës.

Norris doli i parë me kohë 1:35:21.231, duke e lënë pas vetes kolegun e skuderisë McLaren, Oscar Piastri, me të cilin bënë një garë të fortë deri në fund.

Norris ishte më i shpejtë se Piastri për 0.6 sekonda për ta regjistruar fitoren e pestë të këtij sezoni në F1.

Në podium përfundoi edhe George Russell, i cili me bolidin e tij Mercedes doli i tretë, duke lënë pas vetes Charles LeClercun e Ferrarit dhe Fernando Alonson e Aston Martinit.

Gara e ardhshme e këtij sezoni në Formula 1, do të jetë më datën 31 gusht në Holandë.

 

Teilen: