• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Norris vlerëson Verstappen: Meriton më shumë duartrokitje se unë, pasi bëri një rikuperim fantastik

11/12/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si 4 vite më parë, kur gjithçka u vendos në garën e fundit, që solli një kampion të ri bote në Formula 1, edhe ky sezon solli të njëjtën gjë. Gjithçka u vendos në garën e fundit, me britanikun Lando Norris që zbriti nga froni holandezin Max Verstappen.

Asokohe, Verstappen i merrte titullin Lewis Hamilton, ndërsa këtë vit holandezi i la vendin pilotit të McLaren. Britaniku është kampioni i 35-të i botës në historinë e Formula 1, në një botëror ku vuajti shumë edhe për të mundur shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri.

Por, ajo që bëri më shumë përshtypje është rikuperimi që Verstappen bëri ndaj dy pilotëve të McLaren. Holandezi rikuperoi një disavantazh prej 104 pikësh që kishte në verë, duke shpresuar deri në momentin e fundit në mbrojtjen e titullit. Gjë që vjet Norris nuk arriti ta bëjë.

“Vitin e kaluar u zhgënjeva që përfundova i dyti. Të gjithë pilotët duan të fitojnë dhe kjo është arsyeja pse, edhe pas garës zhgënjyese në Zandvoort, unë kurrë nuk u dorëzova“, tha Norris në një deklaratë për mediat britanike.

“Sigurisht që nuk isha aq shpresëplotë se kishte ende një shans, por mendoj se nëse ai provoi diçka këtë vit, nuk kishte të bënte aq shumë me mua. Ishte e pabesueshme të shihja Max të rikuperonte 100 pikë dhe të arrinte aty ku arriti në fund”, shtoi Norrius.

“Max e meriton këtë respect, ai tashmë e kishte atë sepse është një kampion bote i shumëfishtë që ka arritur gjithçka që mund të arrihet dhe ndoshta më shumë. Megjithatë, mbyllja e kësaj diference i jep atij edhe më shumë merita“, deklaroi Norris.

Next Post

Ernest Muçi në super formë, por Trabzonspor do të presë për blerjen e kartonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.