• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Norris: Zhgënjyese të dalësh pa pikë pas skualifikimit, të përqendruar te gara e Katarit

25/11/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjavën e kaluar, piloti britanik Lando Norris kaloi brenda pak orësh nga parajsa në ferr. Vendi i dytë që mori në garën e Las Vegas shpejt iu hoq për parregullsi në makinën McLaren. Tashmë, Norris ka 24 pikë avantazh ndaj dyshes Oscar Piastri e Max Verstappen që e ndjekin nga pas, me 2 gara nga fundi.

“Në fund ta garës ia dolëm mbanë të renditemi në vendin e dytë, por patëm disa proleme që çuan në skualifikim. Ky ishte një përfundim zhgënjyes. Na u desh ta menaxhonim situatën drejt fundit të garës dhe tani e dimë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve me makinën tonë, të cilat për fat të keq çuan në skualifikimin”, tha Norris.

“Është zhgënjyese të humbasësh kaq shumë pikë. Si ekip, ne gjithmonë përpiqemi të marrim performancën më të mirë dhe dështuam të gjenim ekuilibrin e duhur. Nuk ka asgjë që mund të bëj për të ndryshuar situatën, kështu që do të jem plotësisht i përqendruar në Katar, ku do të synojmë të japim më të mirën tonë në çdo seancë“, shtoi Norris.

“Është zhgënjyese të përfundojmë këtë fundjavë pa pikë pas një skualifikimi të pafat. Ne përpiqemi gjithmonë të kuptojmë se ku mund ta përmirësojmë performancën tonë, por këtë herë nuk ia dolëm. Tani duhet të rifokusohemi dhe të shtyjmë përpara për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur në dy raundet e fundit, të dyja në pista ku kemi pasur rezultate të mira në të kaluarën“, deklaroi britaniku.

Next Post

Maignan vendimtar në derbi, por largimi i tij nga Milani po afrohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.