Friday, 3. April 2026
Sport

Norvegjia e fiton Botërorin e hendbollisteve

GS 14/12/2025 1 Min. Lesezeit

Norvegjia është kampione e botës në hendboll.

Në finalen dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma në Rotterdam, hendbollistet norvegjeze fituan ndaj atyre të Gjermanisë me rezultatin 23:20. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 11:11.


Banner

Në pjesën e dytë lojtaret e Norvegjisë ishin shumicën e kohës në epërsi, por gjermanet u mbajtën në lojë deri në fund duke e bërë finalen interesante.

Portierja 45-vjeçare, Katrine Lunde udhëhoqi Norvegjinë drejt titullit të ri të botës. Ajo u përshëndet nga Kombëtarja si kampione e botës. Nga pesë gola i shënuan Henny Ella Reisad dhe Thale Rushfeldt Deila.

Te Gjermania nga katër gola i realizuan Alina Grijseels, Emily Vogel dhe Viola Leuchter.

Norvegjia e ka fituar Botërorin për herë të pestë.

Vendin e tretë e zuri Franca që pas vazhdimeve fitoi 33:31 ndaj Holandës. Të kujtojmë që Franca është kundërshtare e Kombëtares sonë në ciklin aktual kualifikues.

Botërori i hendbollisteve është mbajtur në Holandë e Gjermani dhe ishte Kampionati i 27-të Botëror. /ATVLIVE.TV

Teilen: