Saturday, 11. April 2026
Sport

Norvegjia turpëron Italinë në ‘San Siro’

GS 16/11/2025 1 Min. Lesezeit

Nëntë gola të shënuar në dy duelet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për Grupin I, ku pa diskutim spikat triumfi 1-4 i Norvegjisë me përmbysje ndaj Italisë.

Pas suksesit 3-0 në ndeshjen e parë, Haland & CO, turpëruan sërish kombëtaren italiane, duke e mposhtu me rezultatin 1-4 në “San Siro”.

Kësisoj norvegjezët mbyllin grupin me pikë të plota, 37 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuara.

Një sukses historik ky drejt Botërorit 2026, pas plot 28 vite pritje.

Ndërkohë në krahun tjetër, Italia e Gatuzos, tashmë duhet të “kryqëzojë gishtat”, për të pasur një short sa më të favorshëm, për të tentuar kualifikimin.

Dueli tjetër i grupit I, mes Izraelit dhe Moldavisë përfundoi me rezultatin 4-1.

 

Teilen: