Thursday, 19. March 2026
Sport

Norwich City i vendos çmimin Milot Rashicës, asnjë skuadër nuk është afër asaj që kërkon klubi anglez

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është në kërkim të një skuadre të re.

Por, lojtari shpreson që në ekipin nga Norwich City të shkoj një ofertë prej 10 milionë euro, shkruan Lajmi.net

Shifra prej 10 milionë euro është çmimi i vendosur për lojtarin “Dardan”.

Trajneri i klubit nga Championship, David Wagner përmes një interviste tha se dëshiron ta mbajë lojtarin kosovar në ekip, por kjo nuk varet shumë prej tij.

“Edhe nëse shesim lojtarët, por edhe nëse i mbajmë unë mund të mbijetojë. Por sigurisht që do të isha i lumtur nëse Miloti mbetët në skuadrën time”, u shpreh tekniku i Norwich City

Kujtojmë që deri tani skuadra e Fenerbahces ka ofruar 8 milionë euro dhe është ekipi i vetëm me këtë shifër të madhe deri tani./Lajmi.net/

  


Teilen: