Sunday, 29. March 2026
Sport

Notarja Hana Beiqi e 43-ta, lë pas 36 garuese

GS 03/08/2024 1 Min. Lesezeit

Notarja kosovare, Hana Beiqi, ka debutuar sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, disiplina e 50 metrave stil i lirë, ku garoi para rreth 17 mijë shikuesve.

15-vjeçarja përfundoi me kohë 27.34 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, duke lënë prapa vetes 36 garuese. Në total ishin 79.

Edhe pse nuk theu rekordin e saj, me moshën që ka, Hana është potencial i mirë për të ardhmen, sidomos për “LA28”.

Teilen: