Sunday, 26. April 2026
Sport

Notat e supersfidës Inter-Juventus, mbrojtësi zikaltër zgjidhet më i miri i ndeshjes

GS 04/02/2024 1 Min. Lesezeit

Interi vendosi diktatin në “derbin e Italisë”, duke mposhtur  Juventusin me rezultat 1-0 në supersfiden e javës së 23-të të Serie A. 

pavar

Ishte autogoli i Gatit në minutën e 37-të që vendosi këtë duel, duke i dhënë një “asist” të rëndësishëm zikaltërve që janë nisur me hapa galopantë drejt titullit kampion.  

Lojtari më i vlerësuar në fushë sipas faqen së specializuar “Sofa Score”, ishte Benzhamin Pavar, i Interit që u vlerësua me notën 8.2. 

Pas tij te zikaltërit u vlerësuan me notën më të lartë Hakan Çalhanoglu (7.8) dhe Federiko Dimarko (7.7).  Lojtari më i dobët në fushë ishte Gati që u vlerësua me notën 6.4. 

Notat e lojtarëve të Interit dhe Juventusit: 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: