• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Notat pas ndeshjes, mediet sportive italiane ‘kryqëzojnë’ Asllanin: Kur ngrihet niveli, ka vështirësi

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jo, nuk ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Kristjan Asllanin. I rikthyer si titullar për shkak të dëmtimit të turkut Calhanoglu, mesfushori shqiptar dha një tjetër paraqitje jo fort bindëse në barazimin e Interit ndaj Bolonjës.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, ai ishte më i dobëti në fushë, duke marrë notën 4: “Të paktën tre topa shumë të rrezikshëm të humbur gjatë daljes, i njëjta gabim, i zakonshëm, i prekjes së tepërt të topit, i dominuar nga mesfusha e Bolonjës. Sa herë që niveli ngrihet, ai ka vështirësi. Largohet mes fishkëllimave të San Siros.”

“Corriere dello” Sport i jep gjysmë pike më shumë: “Mundohet të lidhë lojën, por bën shumë gabime dhe shpërqendrime. Nuk luan i qetë dhe, kur zëvendësohet, merr edhe disa fishkëllima.”

“Tuttosport” është në të njëjtën linjë: “Krahasimi me Calhanoglu rëndon dhe ‘San Siro’, vë në pah çdo gabim të tij. Gabimi i rëndë në mes të pjesës së dytë i dhuron një rast të artë Orsolinit.”

Edhe ‘TMW’ e vlerëson me notën 5: “Dëmtimi i Calhanoglu-së, me një periudhë të mesme apo të gjatë rikuperimi, i hap rrugën një vazhdimësie që nuk e ka pasur dhe nuk e ka fituar që nga ardhja tek Interi. Një hap prapa krahasuar me paraqitjen ndaj Venezias: i kufizuar, asnjëherë në qendër të lojës, me disa pasaktësi, sidomos në fillim të pjesës së dytë. Kur largohet nga loja, është lojtari i Interit që ka prekur më pak topin – një detaj që nuk është i parëndësishëm për një organizator loje.”

Së fundmi, ‘L’Interista’ komenton: “Karakteri i brishtë është një fakt i pamohueshëm; në disa situata menaxhimi, nuk di nga të kthehet dhe tregon shumë pasiguri. Topi i humbur në mesfushë mund të kishte kushtuar shumë. Në këtë rrugë, nuk do të jetë kurrë zëvendësuesi i Calhanoglu.”

Image

Next Post

Uuzuni, në “tokën e premtuar”/ Sulmuesi kuqezi zgjedh SHBA, FC Austin paguan klauzolën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.