Bayern Munihu sonte është turpëruar me rezultat 3:0 në Leverkusen nga Bayer-i.
Bayerni ka pësuar humbje të rëndë, jo me kaq por ngec për pesë pikë pas 21 jave nga lideri i Bundesliga I, Bayer.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, është paraqitur nga minuta e parë për Leverkusenin dhe është vlerësuar me notën 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është kroati Josip Stanishiq me notën 7.6, autor i golit të parë të Leverkusenit.
Bayer kryeson me 55 pikë e Bayern është i dyti me 50 sosh.