Sunday, 16. August 2026
Sport

Nottingham me fitoren më të thellë në Premier League sivjet, 7:0 ndaj Brighton

GS 01/02/2025 1 Min. Lesezeit

Chris Wood ka shënuar “hat-trick” në fitoren 7:0 të Nottingham Forestit ndaj Brightonit të shtunën në kuadër të xhiros së 24-t të Premier Leagues angleze.

Ishte përgjigje pozitive e kësaj skuadre pas disfatës së thellë 5:0 në udhëtim te Bournemouthi në xhiron e kaluar.

Por, një javë më pas, e shënoi fitoren më të thellë në histori të klubit në Premier League, ndaj Brightonit.

Ishte fitorja më e madhe në këtë edicion të Premier Leagues.

Brajan Gruda mbeti në bankën rezervë te mysafirët.

Nottinghami mbetet në pozitën e tretë me 47 pikë pas 24 ndeshjeve.

Ndërkohë, Brightoni mbetet me 34 pikë.

Teilen: